Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka pranuar sot donacion me dhjetëra shtretër e pajisje tjera nga shoqata e bashkatdhetarëve nga Zvicra “Diaspora Hilf”.
Në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtij donacioni, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha kjo mbështetje është jashtëzakonisht e qëlluar dhe shkon me destinim të mirë për përkujdesjen e pacientëve dhe për mundësitë më të mira që mjekët dhe personeli teknik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Spitalit të Përgjithshëm, Agim Kryeziu, tha se ky donacion ka ardhur në kohën dhe momentin më të duhur.
Ndërkaq, në emër të shoqatës “Diaspora Hilf” ka folur Besim Aliu, i cili pasi e falënderoj kryetarin Haziri për ndihmën në transport dhe doganë, tha se ndihet mirë që këto pajisje ua lehtësojnë punën stafit mjekësor për shërbime më të mira për pacientët.