Nga nesër pritet të nisë regjistrimi i 120 deputetëve të zgjedhur të Legjislaturës së VI të Kuvendit të Kosovës.
Sekretariati i institucionit më të lartë legjislativ në vend ka nisur përgatitjet për këtë regjistrimin e deputetëve. Kryesia e vjetër e Kuvendit vendosi që datat 26, 27, 28 korrik të rezervohen për regjistrimin e deputetëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Aida Durguti, ka treguar se 32 deputetët e këtij subjekti do të ulen në vendin që në legjislaturën e kaluar kanë qenë të ulur deputetët e LDK-së.
Gati për seancën konstituive, e cila do të mbahet më 3 gusht, është edhe salla qendrore e mbledhjeve të kuvendarëve.
