Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli refuzon të tregojë nëse do të jetë kandidat i PAN-it për kryekuvendar

Në mbledhjen e Kryesisë së vjetër ku po marrin pjesë përfaqësues të partive politike parlamentare, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se më 3 gusht do vazhdojë maratona e seancave, porse nuk ka pranuar të tregojë nëse do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit.

Ai tutje ka thënë se beson që legjislatura e ardhshme do të jetë më efikase.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më 3 gusht në orën 10:00, vazhdon maratona e seancave. Besojmë që legjislatura e gjashtë do të jetë më efikase dhe vendimmarrëse, do të punojmë më shumë për vendin” ka thënë ai, raporton KTV.

“Legjislatura e pestë me ditën e sotme e ka përfunduar mandatin. Me datën 3 gusht do të kemi seancën dhe do të kemi kandidaturën për kryetar të kuvendit që do të jetë nga PAN”, ka shtuar ai.

Në fund, Veseli nuk ka pranuar të tregojë nëse do të jetë kandidat i PAN-it për kryekuvendar.