Në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Gruas të Partisë Demokratike të Kosovës u diskutua për përfaqësimin e gruas në parti dhe institucione, obligimet rreth Konventës së Punës së PDK-së, si dhe planifikimi i aktiviteteve për muajt në vijim.
“Kryetarja e GD-së, Justina Shiroka-Pula, theksoi angazhimin e madh për të ndryshuar pjesëmarrjen e gruas në strukturat e PDK-së, pasi që tek degët kemi një përqindje jo të kënaqshme, ku përfshihen vetëm 13.72 % të grave në struktura. Një gjendje e tillë është edhe nëpër institucionet lokale”, thuhet në komunikatën për media të këtij mekanizmi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi 99 drejtori komunale, nga të cilat 84 i udhëheqin meshkujt, ndërsa 18 drejtori i udhëheqin gratë, ose shprehur në përqindje afër 16 %. Por rritja e numrit të grave udhëheqëse në komunën e Drenasit, të udhëhequr nga PDK, megjithatë është shpresë për të gjitha gratë veprimtare”, u shpreh kryetarja Shiroka-Pula, citon komunikata.
Në njoftim thuhet gjithashtu se të dhënat e përbërjes së afër 500 delegateve të Konventës së Gruas, tregojnë se gruaja është potencial i madh kadrovik brenda strukturës së PDK-së.