Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin shqiptar Ilir Meta, i cili u inaugurua mbrëmë.
Me këtë rast, Thaçi uroi edhe një herë për detyrën e re si president, gjithashtu tha se të dy vendet, do vazhdojnë t’i qëndrojnë njëra-tjetrës përkrah.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPostimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Sot zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e ri të Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e urova për detyrën e re.
Bashkëbiseduam për rëndësinë e përkushtimit tonë në forcimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe për perspektivën evropiane të dy shteteve tona.
Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë t’i qëndrojnë gjithmonë përkrah njëra-tjetrës.