Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuriq: Marrëveshja me Prishtinën nuk do të përmbushë vetëm “ëndrrat e tyre për pavarësi”

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka vlerësuar se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës është e mundshme vetëm nëse dy palët janë të kënaqura.

Gjuriq në televizionin Pink ka thënë se Beogradi e dëshiron marrëveshjen me Prishtinë, por jo nëse plotësohen vetëm interesat kombëtare të shqiptarëve, apo siç ka thënë ai “ëndrrat e tyre për pavarësi”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

1.2 milion shqiptarë në Kosovë luftojnë për pavarësi, ata e dinë çka duan. Për atë çka duam të arrijmë, duhet të kemi sa më shumë konsensus të gjerë. Duhet të fillohet nga interesi jonë, por edhe ta shikojmë interesin në anën tjetër”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka deklaruar se Beogradi do të vazhdojë të luftojë për më shumë 120 mijë serbë dhe minoritetet tjera në Kosovë e që sipas tij “ndihen” se janë pjesë e shtetit serb.