Arbëri

Çelaj: PAN, bashkë me deputetë të partive tjera, do ta formojë Qeverinë

Lirak Çelaj nga PDK, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se partitë që bojkotuan takimin konsultues e kanë kuptuar se nuk mund ta formojnë Qeverinë.

Sipas tij, PAN do ta formojë Qeverinë me deputetët që ka siguruar në zgjedhjet e fundit, si dhe me disa deputetë nga LDK-ja apo partitë tjera.

“Për emrat e këtyre deputetëve nuk mund të flas, por do të shihni në seancën konstituive”, deklaroi ai.

“Veseli është kandidati ynë i preferuar i PDK-së për kryetar të Kuvendit. Mendojmë se i takon atij sepse është bartës i listës, dhe besoj se do të jetë kështu”, ka deklaruar Çelaj, ndonëse tha se nuk e di nëse vet Veseli e ka pranuar këtë post.