Pesë ditë pa përfunduar afati kohor për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit, presidenti Hashim Thaçi, ka njoftuar se seanca e parë e Kuvendit do të mbahet më 3 gusht.
Këtë vendim, ai nuk e bëri të ditur në takimin konsultativ me partitë politike, por përmes një komunikate për media, pas përfundimit të këtij takimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimin e presidentit Thaçi me partitë politike e bojkotuan Vetëvendosje, koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa dhe Lista Serbe.
Vetëm koalicioni PAN i është përgjigjur ftesës së presidentit, duke përfshirë edhe përfaqësues të partive të minoriteteve.
Përfaqësuesi i PDK-së në këtë takim, nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj, ka thënë se koalicioni PAN i ka numrat dhe është i gatshëm për seancën konstituive.
Pal Lekaj nga AAK-ja kritikoi partitë që refuzuan takimin e sotëm me presidentin.
Ky qëndrim i Lekajt ndaj partive që nuk morën pjesë në këtë takim, solli edhe reagimin e presidentit Thaçi.
Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, kërkoi ta ftojë administratën e Kuvendit që të bëhen përgatitjet për këtë seancë.
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër për të caktuar rendin e ditës së seancës konstituive të Kuvendit.