“Njerëzit që kanë përdorur dhe që përdorin dhunë për realizimin e qëllimeve politike nuk do të mund të jenë bartës të institucioneve të Republikës së Kosovës”.
Kështu ka thënë presidenti i vendit Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, kur u pyet për kriteret që duhet përmbushur mandatari i formimit të qeverisë së ardhshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnëtari i Kryesisë së AAK-së, njëherësh zëdhënës i këtij subjekti politik, Muharrem Nitaj, ka thënë se edhe pse nuk dihet për kë e kishte fjalën, i takon Thaçit të japë përgjigje për këtë.
Lexo edhe: Presidenca nuk sqaron se për kë e kishte fjalën Thaçi kur foli për dhunën
Në rast se me fjalën “dhunë”, bëhet fjalë edhe për gazin lotsjellës në Kuvend, dihet se në legjislaturën e kaluar në opozitë ishte edhe AAK dhe Nisma, që bashkë me Vetëvendosjen arritën të ndalin procesin e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi dhe themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke përdorur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Në një përgjigje të shkurtër për Koha.net, Nitaj ka thënë se duhet pyetur Thaçi dhe njerëzit e tij për këtë.
“Unë nuk mund të flas në emër të tij”, ka thënë ai.