Zgjidhja e përhershme për Kosovën dhe Metohinë është parakusht për avancimin e Serbisë. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.
Ai shton se e mbështet tërësisht propozimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën, raporton mediumi serb, “Vesti”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ia kemi dalë të parandalojmë legalizimin e shkëputjes së njëanshme të territorit tonë përmes anëtarësimit të Kosovës në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, mbi të gjitha në OKB”, ka thënë Daçiq, transmeton Koha.net.
Sipas fjalëve të tij, Beogradi është i gatshëm të dialogojë për zgjidhje të përhershme, duke marrë parasysh interesat legjitime të popullit serb dhe atij shqiptar.
“Me ndryshimet në arenën ndërkombëtare dhe me pozicionin e ri të Serbisë si partner i kredibil dhe i besueshëm, janë krijuar kushtet për një përpjekje për të arritur një zgjidhje të përhershme. Për të forcuar pozitën e Serbisë është e nevojshme që të diskutohet brenda vendit strategjia e mëtejshme në lidhje me Kosovën dhe Metohinë”, tha Daçiq.