Kryetari në largim i Serbisë Tomislav Nikoliq sot në bisedime me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka shfaqur shpresën se në negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE, nuk o të ketë kushte që Serbia nuk mund t’i përmbushë siç është njohja e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
"Serbia aktivisht po punon në përmbushjen e kushteve që të bëhet anëtare e plotfuqishme dhe sinqerisht po bisedon me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve. Nuk e di a do të ketë kushte shtesë që nuk do të mund t’i plotësojmë, e ai është njohja e Kosovës”, citohet kumtesa nga kabineti i Nikolqit që e përcjellin mediet serbe për këtë takim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo