Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi vihet në lëvizje pas thirrjes së Thaçit për seancë konstituive

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se është vënë në lëvizje pas thirrjes së presidentit të vendit për seancë konstituive të legjislaturës së VI.

Nesër, në orën 14:00, në sallën C-301, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me përfaqësuesit e partive parlamentare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E ajo mbledhje do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës.

“Përgatitjet për seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VI”.

Thaçi ka thirrur për sot takim me partitë parlamentare, por pos PDK-së, AAK-së dhe Nismës që kanë formuar bashkë bllokun parazgjedhor PAN, si dhe përfaqësuesit e pakicave joserbe atij s’i ka shkuar tjetër në takim. E ka quajtur takim konsultativ për caktimin e datës së seancës konstituive të Kuvendit.

E data e caktuar është 3 gushti.