Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

D4D thërret partitë politike t’i publikojnë financat e fushatës zgjedhore

Duke qenë para përfundimit të afatit ligjor për dorëzimin e raporteve të deklarimit financiar të fushatës elektorale, Instituti D4D u bënë thirrje të gjitha koalicioneve dhe subjekteve politike që kanë qenë pjesë e garës elektorale në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit 2017, që të respektojnë afatet ligjore të dorëzimit të raporteve të Deklarimit Financiar të Fushatës Elektorale tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ligji për financimin e subjekteve politike përcakton qartazi afatet ligjore në të cilat duhet të raportojnë subjektet politike, afat ky i cili skadon me 26 korrik 2017, rikujton D4D.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Instituti D4D iu rikujton subjekteve politike për zotimet e marra me rastin e nënshkrimit të deklaratës për rritjen e transparencës financiare mundësuar nga Instituti D4D me 29 maj 2017, duke u bërë thirrje që raporti financiar i shpenzimeve gjatë fushatës elektorale të bëhet publik edhe në faqet e tyre elektronike dhe të jenë në dispozicion për publikun e gjerë, duke e dëshmuar vullnetin e tyre për transparencë dhe llogaridhënie. Publikimi me kohë i raporteve financiare të partive politike në Kosovë është në interes të procesit të demokratizimit dhe çdo pranim dhe shpenzim i parasë nga partitë politike duhet t’i nënshtrohet mekanizmave mbikëqyrës për të siguruar që paratë janë menaxhuar në harmoni me ligjet në fuqi që rregullojnë këtë fushë.

D4D mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me subjektet politike drejt ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies financiare të subjekteve politike.

D4D nuk përmend nëse ndonjë nga partitë e ka kryer këtë detyrim ligjor.

Shoqëria civile dhe mediet në vend kanë kritikuar partitë politike për mungesë transparence financiare, duke e parë këtë edhe si burim të korrupsionit dhe të krimit të organizuar në vend.

Image