Ka nisur takimi konsultativ i presidentit Hashim Thaçi me përfaqësuesit e partive për caktimin e datës së seancës konstituive të Kuvendit.
Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues nga koalicioni PAN, nga PDK-ja Enver Hoxhaj, nga AAK-ja Pal Lekaj, nga Nisma për Kosovën Valdete Bajrami.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë takim nuk po marrin pjesë Vetëvendosje dhe koalicioni LDK, AKR dhe alternativa. Ky takim është bojkotuar edhe nga Lista Serbe.
Pjesë e këtij janë edhe përfaqësues të minoriteteve, Mahir Yagcilar, Sllobodan Petroviq, Danush Ademi, Rasim Demiri.
“Jemi brenda afatit kushtetues për caktimin e seancës, është koha për dialog e për ndërtim të mirëbesimit”, ka thënë Thaçi.