Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PK: Për Donika Kadaj – Bujupin është zbatuar urdhërarresti, shoqërohet në gjykatë

Policia e Kosovës , përmes një njoftimi, ka konfirmuar arrestimin e deputetes së Vetëvendosjes Donika Kadaj – Bujupi, sot në Hanin e Elezit, transmeton Koha.net.

Ky është njoftimi i i Policisë së Kosovës:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor, që ka është e obliguar në zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot me 03.03.2017 gjatë ditës ka realizuar zbatimin e një urdhërarresti në PKK-Hani i Elezit.

Njësitet relevante policore kufitare bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së D. (K.) B., (Donika Kadaj- Bujupi) ntë cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë e njëjta do të shoqërohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Mjoftimi përfundon se Vlen të potencohet se D. (K.) B., ka bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta do të shoqërohet në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë.