Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekonomi: Rritet numri i turistëve dhe i investitorëve kosovarë në Shqipëri

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë e Sipërmarrjes (MZHETTS), Milva Ekonomi, në një intervistë për “Koha Ditore” ka thënë se sezoni i sivjetshëm veror e gjen Shqipërinë me një turizëm më cilësor, me më shumë investime e më të pastër.

Në vitin 2016 turistët kosovarë përbënin 45% të vizitorëve të huaj nga 37% që vlerësohej në vitin 2014, ndërsa, sipas saj, në vitin 2017 kjo shifër pritet të jetë edhe më e lartë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministrja e Ekonomisë ka theksuar se stoku i investimeve me Kosovën në tremujorin e parë 2017 ka shënuar rritje prej 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa fluksi i investimeve nga negativ, -4 milionë euro në tremujorin e parë 2016 ka treguar rritje në rreth 2 milionë euro në tremujorin e parë 2017, duke shprehur qartë zgjimin e interesit të investitorëve kosovarë për të investuar në Shqipëri.

Praninë e madhe të pushuesve nga Kosova, ministrja e Turizmit e lidh me faktin se flasim të njëjtën gjuhë dhe tërheqja e kahershme që kanë qytetarët e Kosovës për qytetet dhe brigjet shqiptare.

Por ajo ka numëruar edhe faktorë të tjerë që shqiptarët e Kosovës, por jo vetëm, preferojnë Shqipërinë, e kryesori është se çmimet në Shqipëri vazhdojnë të jenë më të lira krahasuar me vendet fqinje.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë e Sipërmarrjes në intervistë ka folur edhe për shkëmbimet tregtare dhe çështje të tjera në raport me Kosovën. (Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.