Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mjekët rekomandojnë shmangien nga ekspozimi i panevojshëm në diell

Temperaturat e larta kanë bërë që të rritet numri i personave të cilët kërkojnë ndihmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Sipas Drita Peçani-Gashi, specialiste e Mjekësisë Familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, një numër i madh i pacientëve vijnë si pasojë e temperaturave të larta, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edhe këtë vit numri i pacientëve që vijnë të kërkojnë ndihmë në këtë qendër për shkak të rritjes së temperaturave është në ngritje në këtë sezon, veçanërisht në muajt korrik dhe gusht”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, personat më të ndjeshëm ndaj këtyre temperaturave janë fëmijët, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike, siç janë sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive apo sëmundjet metabolike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.