Deri në 2 kilometra bëhet e gjatë kolona e veturave afër pikës kufitare në Merdarë nga mërgimtarët që hyjnë në Kosovë.
Ndërsa, pritjet këtë vit janë shumë më të shkurtra në krahasim me vitet paraprake, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë hyrjen nga Serbia për në Kosovë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet janë deri në 40 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet janë shumë më të vogla.
Këto ndryshime janë bërë pasi procedurat e kontrollimit të dokumentacioneve po përfundojnë shumë më shpejt.
Mërgimtarët janë shprehur të kënaqur, pasi këtë vit është bërë ky përmirësim.
Rreshter Fatmir Januzi, udhëheqës i ndërrimit në pikën kufitare në Merdar, është shprehur se që nga mëngjesi i së dielës, kjo pikë kufitare ishte mjaft e qarkullueshme por qytetarët nuk kanë pritur fare.
Sipas Januzit, ka raste kur pritjet më të gjata janë për qytetarëve që e lënë Kosovën.