Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka përkujtuar ish-anëtarin e partisë që ai drejton, LDK-së, Shaban Manajn në 17 vjetorin e vdekjes së tij.
Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar nga institucionet që sa më parë ta ndriçojnë vrasjen e Manajt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, u bën 17 vjet nga një prej vrasjeve më mizore, me motive politike, në Kosovën e pasluftës. Shaban Manaj do të përkujtohet gjithmonë si një avokat i zoti, veprimtar i devotshëm kombëtar dhe aktivist e drejtues i shquar i LDK-së në Istog. Institucionet e drejtësisë duhet që sa më parë të ndriçojnë përfundimisht kryerësit dhe nxitësit e vrasjes së Shaban Manajt dhe shumë personaliteteve tjera të shquara, pasluftës. Nder e lavdi jetës dhe veprës së Shaban Manajt!”, ka shkruar Mustafa.
Vitin e kaluar, presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, e kishte dekoruar me dekoratën më të lartë shtetërore, Urdhrin “Hero i Kosovës”.
Veprimtari i shquar i LDK-së, Shaban Manaj, ishte rrëmbyer më 23 korrik të vitit 2000 dhe ishte gjetur i vdekur më pas në rrethana ende të pandriçuara.