Në shenjë proteste për, siç thanë, mosangazhimin e institucioneve të larta të Republikës së Kosovës, Qeverisë, Presidencës për ndalimin e padrejtë të Ramush Haradinajt në Francë, këshilltarët e AAK-së e sot kanë lëshuar takimin e rregullt të Kuvendit Komunal, njofton korrespondenti i Kohës Ditore nga Peja.
"Institucionet duhet të angazhohen më fuqishëm kundër ndalimit të Ramush Haradinaj. Prandaj po e lëshojmë takimin me shpresën që ky veprim yni të ndikojë ne vetëdijen e institucioneve tona ...", ishte reagimi i këshilltarëve të AAK para se ta lëshonin sallën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo