Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaqi: Mosrishikimi i buxhetit mund të nxisë pakënaqësi sociale

Shumë sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit vlerësohet se janë lënë anash nga Qeveria në detyrë. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, analisti i politikave në Institutin GAP, Berat Thaqi, ka theksuar se Kosova me zgjedhje të shpeshta gjatë këtyre viteve ka treguar se nuk ka plan afatgjatë dhe të qëndrueshëm ekonomik.

Sipas tij, shumë shpesh buxheti përdoret edhe për ndikim në procesin zgjedhor. Megjithëse ka thënë se ka një përmirësim të kapaciteteve buxhetore në fusha të caktuara, sipas Thaqit, Qeveria e Kosovës duhet t'i japë prioritet rritjes së buxhetit për institucionet, të cilat luajnë rol kyç në përmirësim e sundimit të ligjit, zhvillimit të tregut, rritjes së punësimit dhe mirëqenies sociale, arsimit, përmirësimit të shërbimeve të shëndetësisë, etj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sa u përket pasojave të mosrishikimit të buxhetit, Thaqi ka thënë se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka renditur disa prej rreziqeve kryesore. Më kritike në aspektin social dhe të sigurisë Thaqi ka thënë se mbetet çështja e veteranëve pasi, siç ka thënë ai, mund të nxisë protesta tek ky grup.

Problematike ka thënë se është edhe rritja e kostos potenciale të autostradës Prishtinë-Han i Elezit, si pasojë e penalizimeve... (intervistën e plotë lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.