Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Shend Zhjeqin për medaljen e bronztë të fituar në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM) në Brazil.
Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosova do të përparojë vetëm me njerëz të dijes, shkencës, arsimit, kulturës e veprimtarive tjera intelektuale të bazuara në vlera pozitive bashkëkohore.
Ky është shkrimi i tij:
Kosovës iu shtua edhe një sukses.
Gjimnazisti ynë, Shend Zhjeqi, ka fituar Medaljen e Bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM) në Brazil.
Edhe
Mustafa preferon reforma në arsim në favor të matematikës
E përgëzojmë Shendin dhe i urojmë shumë suksese të ardhshme.
Kosovën do ta qojnë përpara dhe do t'ia zbardhin fytyrën vetëm njerëzit e dijes, shkencës, arsimit e kulturës dhe veprimtarive tjera intelektuale të bazuara në vlera pozitive bashkëkohore.
-
Kosova fiton medalje të argjendtë dhe të bronztë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare
-
Prishtina shpërblen fituesit në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
-
Shpërblime e bursa për nxënësit fitues të “Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës”
-
Shend Zhjeqi i bronztë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës