Radarët e fshehtë e dhanë efektin. Brenda pak ditëve nga nisja e përdorimit numri i aksidenteve në territorin e Shqipërisë është ulur dhe nuk ka patur aksidente me pasoja fatale.
Shkak bëhej shpejtësia dhe parakalimet e gabuara. Pikërisht këto shkelje arrijnë të kapin radarët e vendosur nga policia në disa vende të panjohura nga drejtuesit e mjeteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShpejtësia e lëvizjes është më e kontrolluar dhe drejtuesit e mjeteve kanë nisur të shmangin edhe parakalimet e gabuara.
Oficeri i policisë rrugore, Ervin Dervishi e konfirmon këtë fakt që mbështetet edhe nga ulja e numrit të gjobave, apo patentave të hequra.
“Nga kontrollet e fundit dhe masat e mara kemi rritje të ndërgjegjësimit dhe vetëkontrollit nga drejtuesit e mjeteve. Janë rritur ndjeshëm parametrat e sigurisë, duke ulur shpejtësinë dhe duke qarkulluar brenda kufijve normalë”, deklaron Dervishi.
Specialisti i sigurisë rrugore ka treguar për Top Channel edhe akset që do të monitorohen me radarët spiunë, të cilët janë të lëvizshëm së bashku me patrullat e policisë.
“Mund të themi që në akset kryesore interurbane, duke filluar nga Shkodra deri në bregdet e në Gjirokastër monitorohen nga radarët. Nuk mund të them se ku ata janë vendosur konkretisht, por akset janë të monitoruara”, nënvizon Dervishi.
Policia zbuloi për Top Channel një nga radarët e vendosur në rrugën Tiranë-Durrës për të treguar se si ata funksionojnë. Pajisja gjurmon mjetet që ecin, që thyejnë normat e caktuara nga tabelat dhe vijëzimet.
Një mjet, shpejtësia e të cilit ishte 125 kilometra në orë në një zonë ku tabela tregonte 90, është ndaluar nga policia dhe drejtuesi ka rezultuar pa patentë, vepër penale kjo që ka shkaktuar arrestimin e tij. Të dielën radari do të zhvendoset në një tjetër vend, që e di vetëm policia.