Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Kosovarët nuk duhet të kenë tretman të dorës së dytë në Shqipëri”

“Shqipëria duhet të ketë tretman të veçantë ndaj turistëve nga Kosova, pasi çdo vit ajo fiton mbi 500 milion euro nga vizitat e kosovarëve në Shqipëri” kështu ka deklaruar kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

“Kosovarët nuk duhet të kenë tretman të dorës së dytë në Shqipëri”, ka shtuar tutje Gërxhaliu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një konferencë të përbashkët me të parin e Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ai ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes shoqatës së drejtuar nga ky i fundit dhe kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për lejimin e qarkullimit të autobusëve në rrugën “Pavarësia” raporton KTV.

Ndërsa, Kurtishaj ka thënë se problemi ka ardhur nga mungesa e dialogut nga e kaluara, ndërsa ka shtuar se ndalesa kishte ardhur si masë disiplinimi ndaj shoferëve që ndalen “vend e pa vend”.

Sipas tij, pas pajtimit të arritur me kryebashkiakun Dako, nuk ka kurrfarë takse e as ndalese për autobusët nga Kosova në rrugën turistike të Durrësit. Ndërsa të dy i kanë bërë thirrje qyetetarëve të Shqipërisë që ta vizitojnë Kosovën, pasi sipas statistikave 68% e tyre, nuk e kanë e kanw viztuar asnjëherë Kosovën.