Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim një delegacion të sistemit të drejtësisë së Italisë, të kryesuar nga zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë, Giovanni Legnini, njofton kumtesa nga KPK, transmeton koha.net.
Gjatë këtij takimi, kryesuesi Isufaj, pasi ka falënderuar delegacionin italian për mbështetjen e vazhdueshme që Italia po e jep për sistemin prokurorial të Kosovës, i ka njoftuar ata me organizimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kompetencat dhe punën që e ka bërë dhe është duke e bërë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryesuesi Isufaj ka folur edhe për projektin e Binjakëzimit, të financuar nga BE-ja "Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë", duke shtuar që Këshilli është duke punuar që të përfitojë sa më shumë nga ky projekt, ndërsa vlerësoi punën e ekspertëve italian të angazhuar në kuadër të projektit në fjalë.
Në anën tjetër, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë, Giovanni Legnini, shprehi vullnetin dhe angazhimin, që përmes projektit të lartcekur dhe mënyrave tjera të bashkëpunimit, t’i ndajnë përvojat dhe eksperiencat e sistemit të drejtësisë së vendit të tij me kolegët e sistemit të drejtësisë së Kosovës.
Në fund të takimit, në kuadër të bashkëpunimit të dy sistemeve të drejtësisë, kryesuesi Isufaj u ftua për të vizituar Italinë.