Arbëri

Haraqija thotë se jo vetëm Teuta, por gjithë “rugovistët” do ta votojnë Haradinajn

Astrit Haraqija ish-ministër i LDK-së dhe njëri nga aktivistët e kësaj partie që njihet si i afërt i familjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ka kërkuar nga LDK-ja të hyjë në institucione dhe t’i lënë anash inatet.

Haraqija në një intervistë për TV Dukagjini ka thënë se nga informatat që ka, mandatari për kryeministër Ramush Haradinaj i ka votat për ta formuar qeverinë.

ka thënë se LDK duhet t’i bashkohet mandatarit për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Duke komentuar deklaratën e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, ai ka thënë se jo vetëm vota e Teuta Rugovës, por edhe shumë tjerëve që i thonë vetës rugovistë, do të jenë në mbështetje të Haradinajt.

“E ftoj zotin Mustafa që t’i len teket dhe t’i bashkohet Haradinajt që t’i formojmë institucionet”, ka thënë Haraqija, transmeton Ksp.