Qeveria mund të marrë penalltinë e parë nga “Bechtel & Enka” nëse vazhdon vonesa në kryerjen e obligimit financiar që institucionet kanë ndaj kësaj kompanie që po e ndërton autostradën “Arbën Xhaferi”.
Ky është vetëm një nga problemet që pritet të shtyjë qeverinë në detyrë që në javën e ardhshme të mbajë prapë një mbledhje dhe ku duhet të bëjë rialokim të mjeteve për të kryer edhe një numër pagesash të mbetura pezull, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se buxheti i rishikuar është gati dhe mund të hyjë për miratim që në javën e ardhshme, por që ky i fundit do të vazhdojë të mbetet i bllokuar deri në legjislaturën e re.
Në këtë mbledhje, qeveria ua ka vazhduar mandatin edhe për 3 vjet të tjera disa sekretarëve dhe kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë, ndërsa Lah Nitaj është emëruar kryeshef i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve me mandat 3 -vjeçar.
Nga kjo mbledhje është marrë vendim që në mungesë të ministrit apo zëvendësministrit të një ministrie nuk futet në diskutim asnjë propozim i sponsorizuar nga ta.