Kandidatja për deputete e LDK-së, Teuta Rugova, në këto zgjedhje ka marrë përkrahjen e qytetarëve e cila siguroi pozitën e saj në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë ditës së sotme, pas një takimi me të nominuarin për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ajo ftoi partinë e vet që ta votojë qeverinë e PAN-it me në krye Haradinajn.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeuta Rugova fton LDK -në të përkrahë Haradinajn për kryeministër
Por më vonë, ajo e ka demantuar një lajm të tillë, ku përmes një shkrimi në Facebook ajo tha se “Jam keqkuptuar”.
Teuta Rugova: Jam keqkuptuar, nuk do të veproj kundër qëndrimit të LDK–së
Për këto deklarata pati reagime të shumta edhe në rrjetin social Facebook.
Ndër ta ishte edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili e ka vënë në thumb Teuta Rugovën, duke iu drejtuar kinse atyre që thoshin “Teuta nuk flet”.
“Pse thojshi nuk flet Teuta? Dy deklarata për një ditë nuk janë pak”, ka shkruar Mushkolaj.
E Hajrullah Çeku ka shkruar. “Eh tash, me fol ka t'del shpirti, ma tragjike janë ato 10 mije e kusur vota te qytetareve për me e bo Teuten deputete, sesa vota e saj eventuale për me e bo Ramushin kryeministër”.
Ndërkaq, Dardan Islami, ka thënë se Rugova duhet të pushojë i qetë, pasi sipas tij, e ka lënë bijën pas vete.
“Teuta Rugova ka lind ne zjarre, nuk e ka emnin rastësisht Teuta. Pusho i qete president Rugova, se ke lanë bije mas veti!”.
E Çun Lajçi e kritikoi deputeten Rugova duke shkruar se e ka koritur babanë e saj, të ndjerin Ibrahim Rugova.
“Ty baba kurrë s’të koriti, andaj pse duhesh tani ti ta korisësh babën moj bija e Rugovës”.
Kujtojmë se Teuta Rugova, shquhet për kritikat e shumta që merr si “e heshtur”.