Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Scaparrotti: Ushtria me ndryshime kushtetuese

Komandanti i NATO-s për Evropë, gjeneral Curtis Scaparrotti tha se siguria në regjionin e Ballkanit është e rëndësishme për tërë Evropën. Ai është i inkurajuar me të ardhmen e Kosovës dhe sundimin e ligjit.

Scaparrotti tha se NATO do të vazhdojë të jetë në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke folur për transformimin e FSK-së Scaparrotti tha se ajo është një forcë profesionale por transformimi i FSK-së është çështje e institucioneve vendore, por duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese dhe bashkëpunim me komunitetet, raporton ksp.

Ndërsa i pyetur rreth ndikimit rus në rajonin e Ballkanit ai tha se janë të shqetësuar me disa deklarime të tyre që nënçmojnë institucionet e Kosovës.