Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nishani deri të hënën president, thotë ik kryelartë

Ditën e hënë, më 24 korrik, Bujar Nishani do të dorëzojë detyrën e Presidentit të Republikës, por më parë i është drejtuar shqiptarëve me një mesazh, të fundit si president, ku sigurisht nuk mungojnë falënderimet për familjen dhe bashkëpunëtorët. Përfundimi i mandatit 5-vjeçar nuk shmang dot bilancin e punës, për të cilin Nishani thotë se është pozitiv, ndonëse edhe ai e pranon se përsosmëria nuk ka fund.

Edhe pak ditë i kanë mbetur Bujar Nishanit në krye të shtetit. Në mesazhin e tij të fundit drejtuar shqiptarëve si President i Republikës, ai shprehet i kënaqur për punën që ka bërë gjatë këtyre 5 viteve, ndërsa nënvizon se e dorëzon kryelartë detyrën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke bërë një bilanc të shkurtër të punës së tij si presidenti i nëntë i Shqipërisë, pranon se përsosmëria nuk ka fund, ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë. Por Bujar Nishani është i bindur se gjatë mandatit të tij e ka përmirësuar institucionin e kreut të shtetit.

Shqipëria, sipas tij, ka energji të pafundme që presin të shpërthejnë, ndaj u kërkon shqiptarëve që të mos jenë pesimistë. Ndërsa ai personalisht pohon se ndjehet i nderuar që i vlejti popullit të vet.