Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktakuzë për vrasje të dy ish- zyrtarëve të UNMIK-ut

Sot, 21 korrik 2017, një prokuror ndërkombëtar në PSRK ka parashtruar një aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kundër katër të pandehurve të akuzuar për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Ky rast ka të bëjë me vrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të UNMIK-ut dhe tentimi vrasjen e dy (2) zyrtarëve tjerë të UNMIK-ut që ka ndodhur më 23 mars 2004.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në lidhje me këto hetime, më 6 korrik 2017 është realizuar një operacion gjatë të cilit janë kryer arrestime dhe bastisje.

Tre nga të pandehurit janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, ndërsa i pandehuri i katërt aktualisht është duke vuajtur dënime me burgim për vepra penale të mëparshme të vrasjes dhe të tjera.