Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Molliqaj thotë se Vetëvendosje nuk do ta zbatojë vendimin e Kushtetueses për “Zajednicën”

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili një ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit të VV-së, Dardan Molliqaj ka thënë se nuk do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Zajednicën.

Në një debat televiziv në RTV Dukagjini, Molliqaj ka thënë se nëse Vetëvendosje e merr Qeverinë, nuk do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Zajednicën, pasi siç tha kjo marrëveshje e nënshkruar më parë, është dëmshme për Kosovën dhe siç deklaroi ai Kosova nuk mund të integrohet përmes Zajednicës dhe demarkacionit, përcjell ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo