Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MASHT-i me paqartësi ligjore rreth shpërndarjes së teksteve shkollore

Paqartësi ligjore po e shoqërojnë procesin e shpërndarjes së teksteve shkollore për nxënësit e shkollave fillore tash e një kohë.

Derisa Ligji për Arsimin parauniversitar thekson se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nxjerr akt nënligjor për shpërndarjen e teksteve shkollore falas dhe ruajtjen e tyre, ndryshe thotë një udhëzim i nxjerrë nga kjo ministri, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Neni 8 pika 1 e “udhëzimit administrativ nr 13/2016, pajisja e nxënësve me tekste shkollore, përdorimi dhe ruajtja e tyre” thotë se nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore.

Po ky nen, sqaron se nxënësit në fund të vitit mësimor duhet t’i kthejnë në shkollë tekstet shkollore në gjendje të rregullt.

Ndërkaq, neni 10 i udhëzimit thekson se nxënësit i dorëzojnë tekstet shkollore në fund të vitit mësimor tek kujdestari i klasës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.