Një hulumtim i bërë nga Lëvizja “Fol” tregon se si do të mund të rritej numri i punësuarve në vend.
Gersi Gashi nga kjo lëvizje, thotë se bazuar në përvojat e shteteve të tjera, sigurimet shëndetësore do të ndikonin në zvogëlimin e numrit të të papunëve, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke bërë prezantimin e të gjeturave nga hulumtimi "Ndikimi i Sigurimit shëndetësor në ekonomi të Kosovës”, Gashi thekson se një nga rekomandimet e dala nga ky hulumtim, është ulja e premiumeve në 5 për qind.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, për mungesën e sigurimeve shëndetësore i fajëson të gjitha Qeveritë e deritashme, por edhe faktorin ndërkombëtar.
Ndërsa, Lumnije Hashani, nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se sfidë për fillimin e sigurimeve shëndetësore, mbetet fillimi i mbledhjes së premiumeve.
E kryetar i BSPK-së, Haxhi Arifi, konsideron se nuk është befasues fakti që qeveritë nuk nguten që t’i përmbushin obligimet e tyre për ligje, e jo vetëm për këtë ligj, por edhe për shumë të tjerë.
Hulumtimi i Lëvizjes “Fol” është përkrahur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe implementohet nga “Helvetas Swiss Cooperation” dhe MDA-ja.