Policia Kufitare e Kosovës, ajo e Shqipërisë dhe OSBE kanë organizuar ushtrimin e tretë simulues të ndjekjes konstante ndërkufitare, ushtrim i cili u zhvillua në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë.
Sipas Policisë së Shqipërisë, synimi i kësaj veprimtarie ishte testimi i protokollit dypalësh të ndjekjes konstante ndërkufitare, i cili u negociua dhe nënshkrua në vitin 2015 mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këtë veprimtari morën pjesë anëtarët e Grupit të Punës të Ekspertëve që e negociuan këtë marrëveshje, përfaqësues të Prokurorisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Gjatë ditës së parë të kësaj veprimtarie, pjesëmarrësit u njohën hollësisht me konceptin e ndjekjes konstante ndërkufitare përmes përvojave që u sollën nga vende të ndryshme evropiane, si dhe përmes prezantimeve që shtjellonin anën ligjore të këtij aspekti të punës policore. Veç kësaj, u diskutua edhe rreth bashkëpunimit mes Policive Kriminale dhe të Rendit Publik nga njëra anë dhe Prokurorisë nga ana tjetër lidhur me këtë aspekt të punës policore. Ditën e dytë të veprimtarisë u zhvillua në ushtrim simulues, ku pjesëmarrësve iu dha një skenar dhe iu kërkua që ta vinin atë në zbatim në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.