Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar dje, më 19 korrik, dy zyrtarë policorë (një toger dhe një rreshter nga Stacioni Policor në Gjilan) lidhur me arratisjen e një personi të privuar nga liria deri sa ishte nën përkujdesjen e tyre, bëri të ditur policia përmes një njoftimi për medie.
Arrestimit i kanë paraprirë disa veprime hetimore pas të cilave me vendim të Prokurorit kompetent të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lirimi i kundërligjshëm i personit të privuar nga liria” nga neni 407 i KPRK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIPK si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore ka rekomanduar Policisë së Kosovës vazhdimin e suspendimit edhe për 30 ditë për dy zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast.
Me respekt;
Divizioni për Komunikim me publikun dhe bashkëpunim ndërkombëtar
Inspektorati Policor i Kosovës/Police Inspectorate of Kosova
Rruga /Str "Dëshmoret e Gollakut" - Hajvali, Prishtinë
Republika e Kosovës/Republic of Kosova