Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ushtria shqiptare pastron liqenet e Fierzës dhe Komanit

Tiranë, 20 korrik – Me kërkesë të Drejtorisë së Hidrocentralit të Fierzës, Forcat e Armatosura nisën aksionin për pastrimin e liqeneve të Fierzës dhe Komanit nga mbetjet plastike.

Aksioni për pastrimin e liqeneve u ndoq nga afër nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga drejtori i HEC-it të Fierzës, Ergys Verdho.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministrja Kodheli e konsideroi ndotjen e liqeneve si mjaft problematike, duke e krahasuar me emergjencën mjedisore që paraqitet në gjithë territorin e vendit. Kodheli theksoi rëndësinë që kanë këto liqene, si për prodhimin e energjisë ashtu edhe për turizmin, dhe ftoi qytetarët ta mbajnë pastër këtë liqen.

“Është shumë e rëndësishme që kjo zonë të mbahet pastër për shumë arsye, të turizmit, të ruajtjes së mjedisit, të mirëfunksionimit të të gjithë strukturave. Dua në këtë rast të rrisim bashkërisht ndërgjegjen qytetare, vetëm bashkë me qytetarët mund ta bëjmë këtë gjë që të ndodhë. Duke i bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve, duke i bërë edhe njëherë thirrje banorëve, duke i bërë edhe njëherë thirrje turistëve, për të mos ndotur këtë mrekulli të natyrës dhe të Zotit, madje për ta mbajtur atë pastër, për ta zhvilluar në mënyrë që flora, fauna që është përreth dhe çdo gjë e jashtëzakonshme që natyra na fal të rrijë përreth në gjendjen që është. Kjo do të ndihmonte të gjithë. Do ndihmonte ushtrinë të mos harxhonte energji dukë bërë punë të tjera. Sigurisht kjo do të ndihmonte edhe vetë strukturat e KESH-it dhe të gjithë strukturat e ministritë e Energjisë dhe të Turizmit për të marrë maksimumin nga kjo zonë e jashtëzakonshme”, tha Kodheli.

Drejtori i Hidrocentralit të Fierzës, Ergys Verdho, u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura dhe i falenderoi ato për ndërhyrjen duke theksuar rëndësinë e kësaj nisme, jo vetëm për arsye turistike, por edhe të mirëfunksionimit të kaskadës.

këtë aksion, i cili vjen në kuadër të pastrimit nga Forcat e Armatosura të akseve kombëtare dhe bregdetare për sezonin turistik veror 2017, u angazhuan efektivët e batalionit të mbështetjes rajonale të Kukësit dhe punonjësit e HEC-it të Fierzës.

{gallery}