Arbëri

Hoti pret që LAA me VV të formojnë Qeverinë, AKR e palëkundur

Ka përfunduar takimi i krerëve të Koalicionit LDK – AKR – Alternativa (LAA) bën të ditur KTV.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk ka asnjë lëkundje të AKR-së dhe do t’i qëndrojë besnik këtij koalicioni. I ka quajtur spekulime raportimet se AKR do të votojë Haradinajn për kryeministër.

Avdullah Hoti i LDK-së theksoi pas takimit te po shihet qartë që PAN nuk i ka numrat për krijimin e Qeverisë. Ne shpresojmë që pas dështimit të tyre të na jepet mundësia që ne të krijojmë Qeverinë së bashku me Vetëvendosjen. Hoti ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse ky koalicion do të shkojë në takim të presidenti Thaçi.