Ministri aktual i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka fituar betejën në Gjykatë më Ministrinë e Mbrojtjes. Me vendim gjyqësor ai rikthehet në detyrën që mbante në vitin 2014, atë të kolonelit në Forcat e Armatosura, bën të ditur oranews.
Në këtë mënyrë, Demiraj ka fituar të drejtën për të qenë sërish pjesë e Forcave të Armatosura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë studion e Ora News, Demiraj tha se reforma në drejtësi ka filluar të japë efektet e para, edhe pse është pak për ta quajtur sukses. Madje shtoi: “Është bërë presion i jashtëzakonshëm që unë të mos kthehem në punë”
Më konkretisht, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë, vendosi të shfuqizojë urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të rikthejë Demirajn në detyrën e mëparshme ose në një detyrë të të njëjtit nivel, si dhe pagesën për të gjithë periudhën që ka qenë i liruar nga detyra.
Po ashtu, të gjitha shpenzimet gjyqësore i ngarkohen Ministrisë së Mbrojtjes.