Sokol Mehmeti, 34 vjeçar nga Gjilani, ka vdekur para disa ditësh nga sulmi në zemër.
Sipas burimeve të gazetës ai ka kryer vazhdimisht kontrolle te “mjeku”, Shaqir Hajdari. Por Hajdari as nuk ka licencë të punës e sipas hetuesisë nuk posedon as diplomë të Fakultetit të Mjekësisë. Në të njëjtën ditë kur është varrosur 34 vjeçari është arrestuar edhe Hajdari, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArrestimin e ka konfirmuar për gazetën kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.
“Po, është e vërtetë që është arrestuar ky person. Fillimisht është arrestuar për ndërlidhje me vdekjen e një 34 vjeçari, por po hetohet edhe për elemente të tjera”, ka thënë ai.
Gazeta ka kontaktuar me familjen e të ndjerit, por ata nuk kanë dashur të flasin rreth asaj çfarë ka ndodhur.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.