Kryetari i Bashkisë së Durresit ka sqaruar pozicionin e tij dhe të institucionit që ai drejton lidhur me ndalimin e autobusëve nga Kosova për të qarkulluar në rrugën “Pavarësia”, shkruan sot Koha Ditore.
Në një konferencë për mediat, të mërkurën në mesditë, kryetari i bashkisë së Durrësit, ka bërë të ditur se autobusët kanë disa akse në dispozicion për të shkuar në plazhin e Durrësit, por ndoshta sipas tij, shoferët e autobusëve duke mos qenë në dijeni të këtyrë akseve të reja, krijohet kaos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i Bashkisë së Durrësit ka shprehur bindjen që e ardhmja e Durrësit janë turistët nga Kosova, ndaj sipas Dakos duan ti japin mundësinë që ata të vijnë të bëjnë turizëm siç bëhet në çdo vend të botës. Kryebashkiaku Vangjush Dako shprehu keqardhjen për zërat që thonë se diskriminohen pushuesit nga Kosova pasi sipas kryebashkiakut pushuesit nga Kosova janë turistët bazë të plazhit të Durrësit dhe ata kanë mirëpritur historikisht këta vizitorë.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.