Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti sot dekanët e Universitetit të Iowas, ekspertë të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, znj. Adrien Katherine Wing dhe z. Christopher Rossi, dhe me këtë rast diskutoi për mundësinë e bashkëpunimit e partneritetit ndërmjet të dy shteteve edhe në fushën e drejtësisë.
Sipas njoftimit për media, ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Iowas, duke përmendur takimet e deritashme të ndërsjella, me vështrim të veçantë në lëmin e drejtësisë, transmeton Koha.net. Ajo theksoi nevojën për reforma në fakultetet juridike dhe nevojën për mbështetje nga universitete të njohura, siç është ai i Iowas, në mënyrë që të dalin juristë sa më të kualifikuar dhe të gatshëm për tregun e punës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo falënderoi dekanët e pranishëm për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë drejtim. Znj. Wing dhe z. Rossi, theksuan se do të ofrojnë përkrahjen e tyre në sjelljen e përvojave më të mira në Kosovë, duke avancuar bashkëpunimin në drejtim të edukimit të gjeneratave të reja në fushën e drejtësisë.