Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Indisë në Beograd, Narinder Chauhan, ku është diskutuar, mes tjerash, edhe për çështjen e Kosovës.
Ambasadorja Chauhan, sipas komunikatës së zyrës për media të Qeverisë së Serbisë, ka thënë se India kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo (Bërnabiq) e ka falënderuar në veçanti Indinë për mbështetjen që i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë. Ambasadorja Chauhan ka theksuar në këtë bisedë se India kundërshton anëtarësimin e të ashtuquajturës Kosovë në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë, transmeton Koha.net.