Prokuroria Themelore ka thënë se pas marrjes në pyetje të të akuzuarve do të analizojë nëse ka elemente për të hetuar përfshirjen ose jo të Enver e Nait Hasanit në një rast korrupsioni të një zyrtari të Qeverisë dhe djalit të tij, shkruan sot Koha Ditore.
Babë e bir, Zahir e Adrian Bajrami akuzohen se pesë muaj më parë ia kanë marrë dy herë nga 10 mijë euro të dëmtuarit, Elsadat Muslijit, duke i premtuar se do të ndikojnë për t’ia hequr dënimin nga Gjykata e Apelit. Zahir Bajrami, ka qenë drejtor i Zyrës për Buxhet në Qeverinë e Kosovës dhe ai është suspenduar nga pozita në shkurt të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë marrjes në pyetje para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dëshmitari Elsadat Musliji ka thënë, të hënën, se paratë ua ka dhënë të akuzuarve, pasi ata i kishin premtuar se do të ndikojnë te Nait Hasani, si dhe te ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.