“Supozimet e prokurorisë më kanë sjellë në këtë gjendje. Ju kisha lutë të mos përdorni standarde të dyfishta. Gjykoni sipas drejtësisë për çka edhe jeni të thirrur. Nëse është nevoja edhe vdes për drejtësi. Në fund po e përmend një fjalë të të dërguarit të Zotit, i cili ka thënë ‘Mjafton All-llahu jem, Zoti jem për çdo gjë që ju veproni’”, ka thënë i akuzuari për terrorizëm, Fehmi Musa, të martën para Gjykatës Themelore të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.
Këto komente ai i ka bërë gjatë seancës ku është bërë prezantimi i fjalës përfundimtar në rastin e njohur si “Badovci”. Aktgjykimi pritet të shpallet këtë të mërkure.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMusa akuzohet për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave, kurse Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiajn dhe Enis Latifin akuzohen për veprën penale: përgatitje e veprave të terrorizimit.
Ndaj pesë të akuzuarve, të cilët u arrestuan dy vjet më parë te Liqeni i Badovcit ka pushuar ndjekja penale për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
(Artikullin plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.