Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku: Francës s’kemi çfarë t’i bëjmë, por Serbisë po

Kolumnisti i Kohës Ditore, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kosova s’ka çfarë t’i bëjë Francës, por Serbisë po.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se ndaj Serbisë duhet të ketë sanksione ekonomike deri në tërheqjen e secilit fletëarrest, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“ Francës, përveç keqardhjes që respekton urdhëresa të Millosheviqit, ndoshta dhe s'kemi çfarë t'i bëjmë. Serbisë po. Sanksione ekonomike deri në tërheqjen e secilit fletëarrest. Le t’i kushtojë më pas secila ditë e qëndrimit të Ramushit atje, 1 milion euro - në ditë, secilën ditë - tregti Serbisë”, ka shkruar Abdixhiku.

Vendimi për Ramush Haradinaj, që po mbahet në Francë për shkak të një fletëarresti të Serbisë, është shtyrë për 6 prill.