Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, sot ka vizituar Qendrën Familjare të Personave të Zhdukur në Kosovë.
Delawie përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se është e drejtë e çdonjërit të mësojë për fatin e të afërmve të tyre. Ai gjithashtu ka kërkuar më shumë mbështetje për këto familje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vizitova Qendrën e Burimeve Familjare të Personave të Zhdukur- secili ka të drejtën të mësojë për fatin e të afërmve. Të gjithë duhet të bëjnë më shumë që të mbështesin këto përpjekje”, ka shkruar Delawie në Twitter.
Familjarët e personave të zhdukur gjatë gjithë kohës kanë kërkuar punë më të madhe nga institucionet shtetërore që të zbardhet fati i të pagjeturve.
Visited Missing Persons Family Resource Center- everyone has the right to learn fate of loved ones. All must do more to support this effort pic.twitter.com/YZU4sOK86Y
— Amb. Greg Delawie (@USAmbKosovo) July 18, 2017