Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti në takim lamtumirës Ambasadorin në largim të Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhem.
Gjatë takimit u bisedua për progresin që Kosova e ka bërë në procesin integrues në BE, që nga koha kur Ambasadori ka ardhur me mision në Kosovë, siç është MSA dhe qasja e Kosovës në programet e BE-së, por po ashtu edhe në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast, Ahmetaj ka falënderuar Ambasadorin Majhen për kontributin e tij personal dhe të Sllovenisë për përkrahjen e vazhdueshme që po e tregon në raport me Kosovën, ndër të tjera edhe në avancimin me agjendën evropiane.
“Kosova dhe Sllovenia kanë bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet vete. Për Kosovën, Sllovenia është vend nga i cili kemi marrë përvoja në vazhdimësi për procesin e integrimeve euroatlantike”, ka thënë ndër të tjera, ministrja Ahmetaj.