Rihapet konkursi për pranimin e specialistëve të papunë, që ishte anuluar nga Inspektorati i Punës në mars të këtij viti, bën të ditur transmetuesi publik.
Ky konkurs ishte në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa tani është nën menaxhim të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Nga nesër specialistët do të fillojnë t’i nënshtrohen testit për punësim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fillim të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë kishte hapur konkurs për punësimin e specialistëve të papunë, por për shkak të disa parregullsive specialistët protestuan me javë të tëra, dukë kërkuar punësim të përhershëm, e jo të përkohshëm.
Inspektorati i Punës kishte ndalur të gjitha procedurat, ndërsa tani pas nënshkrimit të marrëveshjes nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor është arritur që kompetencat për menaxhim t’i takojnë SHSKUK-së.
Drejtori i Shërbimit Spitalor, Curr Gjoci, thotë se 220 specialistët do të punësohen me kontrata të përhershme.
“Bëhet fjalë për të njëjtin konkurs qe e ka shpallur Ministria e Shëndetësisë për punësimin e specialisteve të papunë në të gjitha institucionet shëndetësore publike. Do të thotë nga ky numër prej 220 specialistëve pjesën më të madhe e ka Shërbimi Spitalor”, tha ai.
Specialisti Arben Ademi ishte më i zëshmi gjatë protestave. Ai thotë se është gati t’i nënshtrohet testit pranues, por ka edhe një breng për koleget e tij të cilët sapo kanë marrë titullin e specialistit.
“Në momentin kush është nda buxheti është nga për 220 specialist të papunë, në ndër kohë kanë dalë specialistë të drejtimeve të tjera të cilët kanë përfunduar specializimin e që normalisht mendojnë që është dashtë me u përfshi edhe ata në këtë konkurs
Si do që të jetë nga nesër 220 mjek do të fillojnë ti nënshtrohen testit për punësim për kontrata të përhershme. Ndërsa, nuk është lejuar që të pranohen aplikacione të reja, përpos atyre që kishin aplikuar në mars të këtij viti”.