Pas një sëmundjeje të rëndë në fshatin e tij të lindjes, në Hogosht të Kamenicës, ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Qemajl Sali Kastrati.
I ndjeri Kastrati ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe për këtë kishte vuajtur në burgjet serbe. Ishte ndër të parët që i ishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si më i moshuari në zonën e Karadakut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKastrati është djali i Sali Fejzës, një veprimtar po ashtu i shquar i çështjes kombëtare, i Anamoravës, dhe vëlla i Muharrem Fejzës, po ashtu i njohur për veprimtarin e tij kombëtare.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në Hogosht të Kamenicës në ora 16:30.